Wow! Besarti dhe Valire Zeneli bëhen prindër, emocionet shpërthyen në BBVK

Kush mendon se Big Brother VIP Kosova është vetëm dramë e intriga, s'ka parë Prime-in e gjashtë! Aktorët e njohur, Besarti dhe Valire Zeneli, sollën një valë të papritur emocionesh, duke njoftuar lajmin më të ëmbël: po bëhen prindër për herë të parë! Sigurisht, një lajm i tillë nuk kalon pa shpërthime gëzimi, dhe Valire, me zemrën plot, nuk i mbajti dot lotët.
Ajo tregoi hapur se ky ishte një qëllim që për një kohë të gjatë i dukej i paarritshëm. Ajo falënderoi klinikën, doktoreshën dhe të gjithë ata që kanë punuar në këtë drejtim, dhe uroi që secila grua ta përjetojë këtë ndjesi, u shpreh Valire, teksa lotët e gëzimit i rridhnin. A ka më bukur se një falënderim kaq i sinqertë dhe një urim kaq i thellë?!
Publiku në studio, i prekur nga fjalët e saj dhe nga gëzimi i çiftit, shpërtheu në duartrokitje të mëdha, duke e bërë atmosferën edhe më elektrizuese. Ky moment, i cili u transmetua gjatë Prime-it të gjashtë të Big Brother VIP Kosova 5, vërtetoi se edhe në mes të shoubizit dhe gjithë zhurmës së jetës publike, ka vend për histori të vërteta gëzimi dhe përmbushjeje. Pa dyshim, një lajm që na e ëmbëlsoi edhe pak këtë fillim jave! Kush tjetër mezi po pret ta shohë këtë bebi VIP?
