MAD ShqipëriaMAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Argëtim

Panik në eter? Bora Zemani rikthehet në Top Channel, vjen dhe Luana!

via Instagram @borazemani

Zërat për një largim të Bora Zemanit nga ekrani i Top Channel, ku ajo ka ndërtuar një pjesë të madhe të karrierës së saj, mesa duket s'e patën të gjatë! Prezantuesja po rikthehet aty ku e la,

Ajo pritet t'i bashkohet në janar emisionit humanitar "Për Shqiptarët", duke u bashkuar sërish me Elvis Naçin. Për Borën, kjo nuk është aspak një bashkëpunim i ri, pasi ka qenë pjesë e këtij formati edhe më parë. Kështu, pas një periudhe me pikëpyetje të mëdha mbi të ardhmen e saj televizive dhe aludime për një lëvizje të mundshme në një tjetër televizion, situata duket se ka marrë një kthesë tjetër!

Dhe ndërsa emri i saj u përmend edhe si drejtuese e “Ferma VIP” duket se planet profesionale të prezantueses kanë marrë një tjetër drejtim.

Por tamam menduam se kjo ishte lajmi i ditës, vjen dhe super lajmi tjetër: janari do të sjellë një rikthim tjetër të rëndësishëm në Top Channel! Luana Vjollca, pas një mungese pesëvjeçare, do të ribashkohet me këtë televizion. Imagjinoni dot?! Dy moderatoret e njohura shqiptare, Bora Zemani dhe Luana Vjollca, sërish në të njëjtën shtëpi televizive.

Mesa duket, janari do jetë muaji i rikthimeve të mëdha. Top Channel po përgatitet për një super festë… apo një super dramë? Do ta shohim!

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.

Shikojeni këtë lajm në video