MAD ShqipëriaMAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Argëtim

Mbajtja e urinës gjatë? Urologët paralajmërojnë: Mos e bëj zakon se pisk!

Pexels

Por, a e ke menduar ndonjëherë sa keq mund të shkojë kjo punë nëse e bën zakon? Sipas Dr. Jason Kim, profesor i urologjisë në Universitetin Stony Brook në Nju Jork, ssipas CNN-it, një herë në kohë nuk është zakonisht e rrezikshme, por kur kthehet në zakon, mund të shkaktojë probleme shëndetësore.

Fshikëza jonë e shëndetshme mban rreth 400 deri në 600 mililitra urinë. Kur mbushet pjesërisht, nervat e zgjuara aty brenda i dërgojnë sinjal trurit, duke thënë: Ëëë, është koha të shkosh! Dhe ne, shumicën e herëve, shkojmë.

Por, një nga rreziqet kryesore të mbajtjes së shpeshtë të urinës është infeksioni i traktit urinar (UTI). Urologu Jamin Brahmbhatt shpjegon se zbrazja e fshikëzës ndihmon në largimin e baktereve. Kështu, nëse urina rri aty brenda për një kohë të gjatë, bakteret gjejnë kohën e duhur për t'u shumohemi dhe… boom, infeksioni gati!

Me kalimin e kohës, nëse e bëjmë këtë gjë vazhdimisht, muskujt e fshikëzës mund të dobësohen. Pastaj, bëhet më e vështirë ta zbrazësh fshikëzën plotësisht. Në raste më serioze, kjo mund të çojë në infeksione të veshkave, akumulim të urinës dhe, në fund fare, dëmtim të veshkave. Seriozisht, s'ia vlen!

Ekspertët thonë se, me një konsum normal lëngjesh, fshikëza duhet të zbrazet zakonisht çdo tre deri në katër orë, sa jemi zgjuar. Kujdes më i shtuar rekomandohet për të moshuarit, gratë shtatzëna dhe ata me probleme të fshikëzës ose veshkave, sepse ata mund të jenë më të prekshëm nga komplikacionet.

Kështu që, nëse ke vështirësi gjatë urinimit ose nevojë të shpeshtë e të pazakontë për të shkuar në tualet, ekspertët këshillojnë të konsultohesh me mjekun. Këto mund të jenë shenja infeksionesh apo problemesh të tjera shëndetësore. Dhe mos harro, shëndeti yt vlen më shumë se çdo pritje, apo jo?

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.