Pikëpyetje e madhe te "BIG TALK": A po vijnë fytyra të reja?

Sezoni i ri i formatit "BIG TALK" në Klan Kosova ka nisur të shtunën e kaluar. Me Loredana Bratin në moderim dhe opinionistët Sara Kolami e Vlorijan Halili, puntata e parë bëri menjëherë zhurmë, duke u kthyer në virale përmes disa momenteve të saj.
Një postim në llogarinë e emisionit në Instagram, BIG TALK Kosova, ka ngritur kurreshtjen e publikut. Në foton e postuar shfaqen disa këmbë misterioze në fundin e një pikëpyetjeje gjigante, duke ngritur menjëherë pyetje. Mbishkrimi i fotos pyet: "Opinionistë apo moderatorë të ri?". Mbetet të shihet se për çka bëhet fjalë.
Emisioni transmetohet live çdo të shtunë në orën 18:00 në Klan Kosova.
Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.
