Vjollca Haxhiu publikon “Interesant” pak para BBVK5

Vjollca Haxhiu ka publikuar një këngë të re, pak para se të hyjë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Këngëtarja ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, titulluar “Interesant”, pak para hyrjes së saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5.
Kjo lëvizje, duhet ta pranojmë, është më shumë se interesante! A është një dhuratë për fansat që të kenë çfarë të dëgjojnë pa pushim gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, apo një strategji marketingu për të mbetur në mendje, sado larg kamerave të jashtme të jetë? Gjithsesi, ne e mirëpresim!
Kënga “Interesant” është realizuar nga WIRUSI, i cili është kujdesur për produksionin dhe muzikën, ndërsa tekstin e ka shkruar Shkëlqim Hoti. Projekti i ri është tashmë i disponueshëm në YouTube, madje në versionin zyrtar 4K, për ata që duan të shijojnë çdo detaj vizual.
Nëse mendonit se do i shpëtonit dot zërit të Vjollcës, gaboheni rëndë! Kënga është publikuar para hyrjes së saj në BBVK5.
