MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Argëtim

Ernest Muçi, “playmaker” i vërtetë në Evropë: Ja ku renditet në listën e “top” lojtarëve

Ernest Muçi po vazhdon të jetë në super formë me Trabzonsporin dhe kjo nuk është thjesht një fjalë goje, por e konfirmuar me shifra të forta. Me tetë shanse të pastra të krijuara në po aq ndeshje, Muçi është renditur mes lojtarëve më produktivë në Evropë. Po, po, e dëgjuat mirë, në Evropë!

Kjo periudhë fantastike në Turqi, ku Muçi me fanellën e Trabzonsporit po tregon vërtet cilësitë e tij në fazën sulmuese, nuk është diçka e re. Performancat e mira të sezonit të kaluar po vazhdojnë edhe këtë edicion, duke e bërë një emër që ia vlen ta ndjekësh. Statistikat e fundit e vendosin shqiptarin tonë krah emrave më të njohur të futbollit europian. Hallall i qoftë!

Në një klasifikim të sapopublikuar, Muçi zë vendin e katërt mes lojtarëve nga 10 ligat më të mira të Evropës për shanset e pastra të krijuara për gol. Tetë shanse të pastra në tetë paraqitje, me një mesatare prej 1.3 shansesh për 90 minuta.

Çfarë e bën këtë renditje edhe më epike është fakti që Muçi është i vetmi përfaqësues i Süper Lig-ës turke mes dhjetë lojtarëve të përfshirë në këtë listë. Imagjinoni pak, një shqiptar i vetëm mes “ujqërve” të mëdhenj të Evropës, që po bën namin atje! Pas nëntë javësh të luajtura në kampionatin turk, Muçi vazhdon të jetë mes atyre që bien në sy për krijimin e rasteve të rrezikshme, duke treguar qartë sa i rëndësishëm është ai në organizimin e lojës së Trabzonsporit. A ka më mirë se kaq?

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.

Shikojeni këtë lajm në video