Jay-Z paralajmëron për rreziqet e inteligjencës artificiale

Jay-Z, reperi që s'ka nevojë për prezantim, ka dalë me një paralajmërim serioz për fansat e tij, dhe jo vetëm! Ai theksoi rreziqet e inteligjencës artificiale (AI), duke u bërë thirrje të gjithëve të jenë shumë më të kujdesshëm me çfarë shohin online. Pse kjo alarm? Sepse edhe 56-vjeçari, pavarësisht statusit si legjendë, ka rënë pre e komenteve online që duket se e kanë mërzitur pak.
Gjatë një koncerti në stadiumin SoFi në Los Angeles, reperi i njohur amerikan iu kundërpërgjigj komenteve në rrjetet sociale që pretendonin se shfaqja e tij s'kishte pasur shumë publik dhe muzika ishte "e dobët". Ai u tha fansave se duhet të mësojnë të vënë gjithçka në dyshim, pasi ata kanë sy dhe veshë për të gjykuar vetë.
Reperi shpjegoi se inteligjenca artificiale mund të përdoret lehtësisht për të mashtruar njerëzit, duke sjellë në vëmendje se propaganda ka qenë gjithmonë aty, por teknologjia e ka bërë përhapjen e saj më të lehtë. Këtu s'mund t'i themi jo, jemi të rrethuar nga fake news dhe info false çdo ditë!
Jay-Z tha se inteligjenca artificiale quhet kështu sepse imiton njerëzit, ndërsa njerëzit kanë inteligjencë të vërtetë. Ai paralajmëroi gjithashtu se makinat janë duke mësuar nga çdo informacion që ne ndajmë me to, dhe kjo i bën ato të afta të imitojnë mënyrën tonë të të folurit, stilin, madje edhe identitetin.
Ai tha se makinat po mësojnë nga ne, por nuk mund të bëhen kurrë ne, andaj duhet vënë gjithçka në dyshim, sidomos në këtë kohë.
Megjithatë, jo gjithçka është alarm! Jay-Z vetë pritet të jetë ylli kryesor i spektaklit të pjesës së pushimit në "SuperBowl", më 14 shkurt 2027, sërish në stadiumin SoFi. Këtë mundësi ai e ka quajtur një ëndërr të bërë realitet. Tani e dimë, në 2027-ën, çfarë duhet të shohim patjetër: performancën e Jay-Z, pa e vënë në dyshim për momentin!
