Elijona thumbon, Benita i kthehet: "Sa ka ta dhez!"

Benita, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, nuk e ka përtypur aspak gjuhën e mprehtë të Elijonës! Dukja e Elijonës si mysafire në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 natën e së enjtes ka ndezur menjëherë një reagim nga Benita. Duket se nervat kanë kapur majat dhe mesazhi është i qartë: "Sa ka ka ta dhez!".
Por çfarë e ndezi këtë zjarr? Elijona, teksa fliste brenda shtëpisë, nuk i mbajti dot fjalët. Ajo tha se "ka banorë në BIG që vijnë dhe s’bëjnë kurrgjë. Dalin e bëjnë BIG jashtë. Bëjnë drama, ia nisin me bo drama. Ata janë njerëz që ua ke lënë dikund një pikë, edhe mezi presin…". Kunjë më të drejtpërdrejtë s'kishte si ta bënte!
Si të mos mjaftonte kjo, gjatë një bisede me Antonetën, Elijona bëri edhe një koment tjetër që duket si kunjë për Benitën. Tani, le të jemi të sinqertë, kush do ta merrte për kompliment këtë? Duket qartë që Benita e ka marrë personalisht, dhe me të drejtë! Sa do ta 'ndezë' këtë situatë Benita? Presim me padurim!
