Nelson Hysa, “plisat” gati për Kampionatin Botëror!

Nelson Hysa, boksieri ynë i peshave të rënda, po i jep gaz e nuk ndalet me përgatitjet intensive. E di mirë që sytë e gjithë Shqipërisë, dhe jo vetëm, do të jenë drejt tij më 28 nëntor 2026. Ai do të ngjitet në ringun e Düsseldorf-it, Gjermani, për një duel që nuk është thjesht një ndeshje, por betejë e vërtetë për titullin botëror të peshave të rënda të WBC!
Në moshën 42-vjeçare, Hysa nuk po e lë rastin t’i ikë nga duart. Që nga kampi i tij stërvitor, ai ka përcjellë nëpër rrjetet sociale, plot mesazhe me vetëbesim se çdo gjë po shkon vaj, fiks sipas planit të tij. S’e ka fshehur fare që po i shtrëngon dhëmbët dhe po punon pa pushim, sepse ky titull i botës nuk është thjesht një trofe për t’u varur në mur, por një ëndërr që do ta bëjë histori.
Dhe çfarë mënyre më e mirë për të shkruar histori sesa të lidhësh këtë ngjarje me zemrën e kombit? Hysa e lidh ndeshjen e 28 nëntorit me simbolikën e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, unë do të hipi në ring për vendin tim, për popullin tim. Ëndrra ime është të sjell titullin e botës në peshën e rëndë përsëri në kombin tim dhe të gdhend emrin tim në histori, – kjo deklaratë, pa dyshim, do të bëjë që zemrat e shumë shqiptarëve të rrahin fort për të.
Për të treguar se nuk po lëviz vetëm gishti në telefon, Hysa ka ndarë edhe foto nga seancat e tij stërvitore – duket qartë që po shkrin kockat për këtë qëllim. Ai thekson pa pushim se puna nuk ndalet kurrë dhe se një qëllim kaq i madh kërkon një dedikim po kaq të madh, maksimumin e mundshëm. Puna nuk ndalet. Qëllimi është i madh, kështu që puna duhet të jetë edhe më e madhe. Një ëndërr, një flamur, një histori. Koha ime po vjen, thotë ai, duke na dhënë të kuptojmë se nuk ka kthim pas, ka vetëm një rrugë drejt fitores.
Dhe në gjithë këtë rrugëtim të mundimshëm, ai nuk ka harruar të falënderojë asnjëherë ata që i kanë qëndruar pranë. Përveç kësaj, boksieri ka bërë një apel sa patriotik aq edhe entuziast për të gjithë fansat shqiptarë. Ai u bën thirrje tifozëve shqiptarë të shkojnë në stadium. Po stërvitem shumë çdo ditë për këtë luftë. Faleminderit nga thellësia e zemrës për të gjithë mbështetjen që po më jepni! Dhe edhe një gjë... mos harroni flamujt kuq e zi dhe plisat, shkruan Nelson Hysa, duke na bërë me dije që dress code-i për ndeshjen është i qartë.
Tani na mbetet vetëm të presim dhe të shpresojmë që Nelson Hysa të na e sjellë atë titull botëror në shtëpi, dhe të festojmë siç dinë vetëm shqiptarët! A jemi gati të bërtasim "Kampion!"?
