Thashethemi 20-vjeçar mori fund: Justin Timberlake zbulon kujt i kushtoi 'What Goes Around… Comes Around'!

Pas më shumë se dy dekadash, Justin Timberlake më në fund ka hedhur dritë mbi misterin e hitit të tij të vitit 2006, “What Goes Around… Comes Around”. Ai ka konfirmuar për herë të parë se kënga nuk i ishte dedikuar ish-të dashurës së tij, Britney Spears.
Për vite me radhë, ishte një nga ato spekulimet që nuk mbaronin kurrë: fansat besonin se “What Goes Around… Comes Around” ishte një vazhdim i hitit të tij tjetër, “Cry Me a River”. Teksti, që fliste për tradhti, zemërthyerje dhe hakmarrje, u mor si një referencë e qartë për ndarjen e tyre në vitin 2002. Justin dhe Britney kishin qenë bashkë për rreth tre vjet, pasi ishin takuar si fëmijë në shfaqjen “The Mickey Mouse Club” dhe më pas u ribashkuan si yje të mëdhenj të muzikës pop. Madje, në kujtimet e saj të vitit 2023, Britney përshkroi se sa e rëndë kishte qenë ndarja për të.
Por, siç duket, të gjithë kemi gabuar! Njëzet vjet pas publikimit të këngës, Timberlake, gjatë një paraqitjeje në serinë “Re-Rank” të Complex, ka sqaruar se frymëzimi nuk ishte marrëdhënia e tij me Britneyn. Ai shpjegoi se kënga ishte shkruar bazuar në ndarjen e një shoku, të cilit i kishte kërkuar më parë leje. Dhe ajo që e bën edhe më interesante është se Justin thotë se e shkroi këngën në vetëm rreth njëzet minuta. “Ndoshta është koha për të sqaruar një thashethem që ka qarkulluar prej vitesh. Nuk është historia ime personale”, tha ai.
Epo, të paktën tani e dimë! Po sikur të kishim ditur kaq herët, sa dramë do të kishim shmangur në komentet e Instagramit?
