Mos bëj këtë gabim: Këto 7 produkte po e shkatërrojnë kuzhinën tënde!

Nuk ka gjë më të mirë se një kuzhinë e pastër, dhe të gjithë e dimë që pastërtia është thelbësore për shëndetin e familjes dhe estetikën e shtëpisë. Qëllimi është të mbrojmë sipërfaqet nga dëmtimi, pasi rinovimi i kuzhinës kushton shtrenjtë. Fatkeqësisht, edhe me qëllimet më të mira, disa produkte pastrimi të njohura mund të shkatërrojnë materialet dhe përfundimet delikate të kuzhinës sonë.
Para se të nisësh pastrimin e radhës, lexo me kujdes! Ja cilat janë shtatë pastruesit më të zakonshëm që duhet t'i shmangësh, nëse nuk do që kuzhina jote të pësojë dëme.
Acidi? Armiku numër një i mermerit dhe gurit!
Dhe jo, nuk po bëjmë shaka. Uthulla e bardhë përmban acid acetik që vërtet vret bakteret, por ama, kjo nuk do të thotë që është e sigurt për çdo sipërfaqe. Përdorimi i shpeshtë i saj në mermer ose gur natyral të papërpunuar mund të shkaktojë gërryerje. E njëjta gjë vlen edhe për limonat e freskët dhe pastruesit me bazë agrume: acidi citrik që përmbajnë jo vetëm që lë njolla të zbehta në gur, por mund të krijojë edhe gropa të vogla në veglat metalike dhe thikat. Në vend të tyre, një sapun i butë enësh me ujë dhe një leckë mikrofibër e pastër e bëjnë punën perfekt dhe pa asnjë dëm. Kaq e thjeshtë!
Polipastruesit: Zgjidhja për gjithçka që nuk është zgjidhje për gjithçka
Nuk duhet t'u besosh verbërisht atyre që shkruhen në etiketa. Polipastruesit nuk janë zgjedhja e duhur për çelikun inox, tezgët e gurit dhe dollapët prej druri. Këta pastrues shpeshherë lënë pas gërvishtje të bezdisshme, një zbehtësi që s'hiqet, ose një pamje të turbullt (cloudy) në pajisje, ndërsa përbërës si amoniaku apo klori shkatërrojnë shtresën mbrojtëse të drurit dhe gurit.
Sfunga melamine? Kur "magjia" të kthehet në makth!
Sfungjerët e melaminës funksionojnë si një letër zmerile e hollë dhe mund të shkaktojnë dëme të përhershme. Shmangni kategorikisht përdorimin e tyre në dollapë të lyer , sipërfaqe guri të lustruara, enë jo-ngjitëse, pllaka qelqi të gatimit dhe çelik inox. Pse? Sepse zbehin përfundimin, dhe krijojnë gërvishtje të pashlyeshme.
Uji i oksigjenuar: Miku i rremë që të ndryshk!
Uji i oksigjenuar është një dezinfektues i shkëlqyer, këtë nuk mund ta mohojmë. Ai e shpërbën shtresën mbrojtëse në sipërfaqet metalike dhe ato inox, duke çuar me kalimin e kohës në krijimin e ndryshkut. Njëkohësisht, ka një veprim të fortë zbardhues dhe tharës që shkatërron drurin dhe gurin nëse nuk shpëlahet menjëherë.
Teli i kuzhinës: Miti i "shkëlqimit" që të lë me gërvishtje!
Besimi se teli i kuzhinës shkon me çelikun inox është i gabuar. Natyra e fortë dhe gërryese e sfungjerëve metalikë gërvisht në mënyrë të pariparueshme sipërfaqet. Pas pak kohësh, pajisjet bëhen më të ndjeshme ndaj ndryshkut dhe, ironikisht, shumë më të vështira për t'u pastruar në të ardhmen.
Kimikatet e forta: Një "JO" e madhe, pa asnjë diskutim!
Kimikatet e forta, si amoniaku dhe klori (sidomos në formë të padiluar), shkaktojnë zbardhje në pajisjet inox dhe enët e gatimit. Përdorimi i tyre i përsëritur gërryen përgjithmonë materialet, duke shkaktuar korrozion të pakthyeshëm.
Sekreti i ndyrë: Sfungjeri i lavamanit – kampion i mikrobeve!
Problemi më i papritur dhe më i ndyrë i pastrimit shpesh fshihet pikërisht brenda vetë sfungjerit të lavamanit. Palat e tij të lagështa janë një mjedis ideal, një mjedis ideal për zhvillimin e baktereve (si E. coli). Përdorimi i një sfungjeri të ndyrë për të fshirë tezgët nuk është pastrim, por përhapje masive e miliona mikrobeve nëpër sipërfaqe, duke shkaktuar kontaminim të rrezikshëm ndër-material.
Pra, herën tjetër që do të pastroni kuzhinën, ndaluni një sekondë dhe mendoni: po e mbroni apo po e dëmtoni atë.
