Dua Lipa drejt skenave të "Reading and Leeds" dhe "Coachella" vitin tjetër

Dua Lipa po na bën kalendarin “flakë” për vitin e ardhshëm! Këngëtarja me famë botërore pritet të jetë një nga emrat kryesorë të festivalit gjigant britanik “Reading and Leeds” dhe po ashtu, një headliner potenciale për “Coachella” në SHBA. Këto festivale pritet të zhvillohen nga 26 deri më 29 gusht vitin e ardhshëm. Ku ta lemë më parë këtë vajzë, o Zot!
Sipas një burimi të cituar nga gazeta The Sun, marrëveshja për "Coachella" është pothuajse e mbyllur, ndërsa negociatat për festivalin britanik janë ende në zhvillim e sipër. Burimi ka thënë se viti i ardhshëm do të jetë i jashtëzakonshëm për Duan.
Herën e fundit, Lipa performoi në “Reading and Leeds” në vitin 2018, por atëherë ishte pjesë e programit kryesor, jo si emër kryesues. Kësaj radhe, duket se ajo do të vijë si Mbretëreshë absolute e skenës, gjë që mezi po presim ta shohim.
Pjesëmarrja e mundshme në festivalet e mëdha pritet të përkojë me një turne të madh në stadiume. Ka raportime që këngëtarja mund të rikthehet sërish në stadiumin “Wembley” në Londër, ku në qershor të vitit 2025 mbajti dy koncerte dhe biletat u shitën menjëherë. Si alternativa të mundshme përmenden edhe stadiumi “Tottenham Hotspur”, por datat dhe vendet nuk janë konfirmuar ende. Imagjinoni atë energji sërish!
Ndërkohë, Lipa mund të bëjë edhe një kthim në skenën e “Brit Awards”, në prag të publikimit të mundshëm të albumit të saj të ri, që pritet vitin e ardhshëm. Organizatorët thuhet se dëshirojnë ta kenë sërish këngëtaren në këtë ceremoni, pasi ajo ishte aty edhe dy vjet më parë. Album i ri + Brit Awards? Po kjo është "dream team"!
Për festivalin amerikan “Coachella”, bisedimet janë shumë të avancuara. Në vitin 2023, Lipa kishte zgjedhur të performonte në “Glastonbury”, duke lënë pas dore mundësinë për të qenë pjesë e festivalit në Kaliforni. Por, pas suksesit galopant të turneut të saj ndërkombëtar në stadiume, organizatorët e “Coachellas” thuhet se po bëjnë përpjekje të mëdha për ta bindur që të marrë rolin e artistes kryesore. Ndërkohë, grupi koreano-jugor BTS, që ishte në bisedime fillestare, u tërhoq për t'u përqendruar te turneu i tyre. Fati ynë, apo si thonë?
Dua Lipa, a je gati për të na pushtuar sërish skenat botërore me energjinë tënde?
