Jona mohon gjithçka pasi Valdeti e pyet për komentet fyese në Facebook: S'më kujtohet!

Të premten, pak orë para spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova 5, shtëpia u ndez nga një përballje e drejtpërdrejtë mes konkurrentëve Valdeti dhe Jona. Valdeti e vuri në qoshe Jonën lidhur me disa komente fyese që dyshohet se ishin shkruar në një grup të mbyllur në Facebook, një grup ku Jona kishte treguar se ishte administratore së bashku me disa shoqe të saj.
Gjatë diskutimit, Valdeti e pyeti pa dorashka: “Pse në grupin tënd në Facebook më ke thënë: ‘Ti s’ki mjekërr edhe s’je burrë’?” Një akuzë që goditi drejtpërdrejt, duke treguar qartë nivelin e pretendimeve.
Nga ana e saj, Jona i mohoi pretendimet, duke u shprehur se nuk i kujtohet të ketë bërë një koment të tillë. “Unë s’kam thanë… Unë s’pe maj men që kam thanë”, deklaroi ajo.
Kjo situatë vjen pas disa ditësh kur në rrjetet sociale kishin qarkulluar diskutime intensive rreth këtyre komenteve fyese. Pretendimet për bullizim ndaj vajzave dhe personave të tjerë, të cilat dyshohet se ishin shkruar në grupin e lartpërmendur, kishin gjëmuar online, duke ndezur polemika të forta jashtë shtëpisë.
Dhe siç pritej, drama nuk do të mungonte në spektaklin Prime të të premtes. Në promon e publikuar, ishte paralajmëruar se Jona do të përballej pikërisht me këto pretendime, .
