Rroga stratosferike: Yjet e TV ende kapin shifra marramendëse!

Koha e Peak TV mund të ketë marrë fund, por rrogat e asaj kohe janë ende këtu. Vitet e fundit, revolucioni i platformave streaming e ndryshoi plotësisht lojën, duke i bërë serialet tërheqëse edhe për yjet më të mëdhenj të kinemasë.
Kështu, falë streaming-ut, A-listerat nuk ngurrojnë më të shfaqen në seritë më të mira, duke kapur rroga që të lënë gojëhapur. Edhe pse prodhimi i serive origjinale ka rënë pak dhe tregu është shtrënguar, yjet më të mëdhenj vazhdojnë të marrin çekje me shifra marramendëse. Mjafton të shohim emra si Zendaya, Nicolas Cage apo Selena Gomez, të cilët renditen mes yjeve me rrogat më të larta në TV, pavarësisht rënies së prodhimit.
Me gjithë këto para që qarkullojnë, a nuk të vjen të hapësh një platformë streaming, thjesht për të parë se si yjet marrin rroga që ne s'i ëndërrojmë dot?
