Alaudin Hamiti e mban mister largimin e Behares: përgjigjen e merrni në Prime!

Okej, na mbajti pak zemra kur morëm vesh! Behaja la shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 pak ditë më parë, dhe natyrisht që gjithë rrjeti u kthye në një pikëpyetje të madhe: Pse ky largim??
E kështu, si zakonisht, syte dhe pyetjet e fansave u drejtuan menjëherë nga Alaudin Hamiti, prezantuesi i edicionit të pestë të BBVK. Instagrami i tij u mbush plot me mesazhe që kërkonin të dinin arsyen e vërtetë të largimit të Behares. Moderatori ka bërë të ditur se përgjigjen do ta japë në Prime-in e ardhshëm.
Në vend të një sqarimi të menjëhershëm, moderatori ka preferuar të na lërë pak në ankth, duke na premtuar që përgjigjen e madhe do ta marrim gjatë spektaklit të radhës, në Prime. Siç tha ai vetë në Instagram, “Mendoj se nesër do ta kuptoni arsyen pse Beharja u largua nga Big Brother”. Epo, faleminderit që na e the, Alaudin! Për pak u çmallëm me sqarime të plota e të menjëhershme.
Ndërsa presim me padurim spektaklin e ardhshëm për të zbuluar misterin e largimit të Behares, mbetemi me pyetjen: Cila do jetë arsyeja "bombë" këtë herë? A do të jetë diçka që do na lërë me gojë hapur, apo thjesht një justifikim i zakonshëm? Ç'thoni ju, çfarë fshihet pas kësaj? Hajde, lërini hamendësimet në komente!
