Rita Ora nuk ndalet, publikon këngën "The Current" për filmin "ViQueens"!

Rita Ora, shqiptarja që ka pushtuar botën me talentin e saj, sapo na ka sjellë këngën më të re, të titulluar "The Current". Dhe si gjithmonë, ajo na surprizon me detajet: kjo këngë është pjesë e kolonës zanore të filmit të ardhshëm të animuar "ViQueens".
Vetë Ora e bëri të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkroi se kënga e re ka dalë.
"The Current" tashmë është në dispozicion në të gjitha platformat kryesore muzikore, duke përfshirë Spotify, Apple Music dhe Anghami. Kështu që, nëse doni të zhytet në ritmet e reja të Ritës, keni ku ta dëgjoni. A jeni gati për t'u bërë me varësi?
Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.
