Ori Nebiaj zbulon: Arbana Osmani, personi publik që e ka zhgënjyer më shumë!

Ori Nebiaj ka bërë një deklaratë të fortë, duke treguar se personi publik që e ka zhgënjyer më shumë në jetë është askush tjetër veç Arbana Osmanit. A e priste dikush këtë?!
Ky shpërthim i papritur ndodhi gjatë episodit të fundit të emisionit "Goca e Gra", ku Ori u përgjigj një pyetjeje nga këngëtarja Jonida Maliqi. Pyetja ishte e thjeshtë: Cili karakter të ka zhgënjyer më shumë? Dhe Ori përmendi emrin e Arbanës.
Ajo vetë e pranoi se ishte e vetëdijshme për të gjitha gjykimet që do t'i vinin pas kësaj përgjigjeje. Por, çfarë ishte ajo që e zhgënjeu Ori-n aq shumë te Arbana? Kjo mbetet ende një mister total, sepse Nebiaj zgjodhi të mos japë asnjë detaj shtesë.
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, Jonida Maliqi, e cila bëri pyetjen "fatale", nuk mbeti pas! Ajo dha mendimin e saj për këngëtaren Rozana Radi, duke thënë se Radi është mbivlerësuar sa i takon zërit. Pra, siç duket, ka pasur një valë zhgënjimesh në atë emision.
