Labi zbulon shumën marramendëse që fitoi pas Big Brother VIP Kosova

Kush mendonte se Labinot Rexha, ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, do t'i shuhej fama sapo të dilte nga shtëpia, e paska gabim fare! Këngëtari ka treguar se përfitimet e tij pas aventurës në reality show kanë qenë vërtet "big", madje aq sa t'i kalojnë pritshmëritë e shumëkujt. Labi, i cili la shtëpinë e famshme, u ul në emisionin "Big Cast" me Blinera Vitija në Klan Kosova dhe aty ka shpalosur hapur shifrën marramendëse që thotë se ka fituar në periudhën pas daljes.
Bëhuni gati: sipas vetë Labit, ai ka arritur të fusë në xhep mbi 200,000 euro! Po, e lexuat mirë, DYQIND MIJË EURO. Kjo shifër ka ardhur kryesisht nga angazhimet e tij muzikore dhe performancat e shumta në evente të ndryshme,
Ai e bëri mëse të qartë se për të, eksperienca e Big Brother nuk ka mbaruar ende, edhe pse fizikisht është jashtë shtëpisë. Me pak fjalë, Labi po vazhdon të shijojë me plot gojën vëmendjen dhe mundësitë që i dhuroi ky format televiziv, duke kthyer famën në fitime konkrete. Angazhimet e tij duket se kanë qenë jo thjesht të suksesshme, por superfitimprurëse. Kush tha që BBVK nuk e shpërblen vërtet?
