MAD ShqipëriaMAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Të famshëm

Martha Stewart e emocionuar: Cate Blanchett do ta interpretojë në film!

via Instagram @marthastewart

Kuzhinierja amerikane Martha Stewart s'po i beson veshëve! Aktorja fituese e "Oscarit", Cate Blanchett, do ta interpretojë në filmin biografik që do të tregojë një pjesë të jetës së saj. Si të mos ishte kjo mjaftueshëm "cool", vetë Martha është super e lumtur për këtë përzgjedhje.

85-vjeçarja zbuloi se kishte marrë një telefonatë nga Blanchett rreth dy javë më parë, një bisedë që mesa duket e ka lënë pa fjalë. Aktorja është aktualisht duke punuar në skenarin e filmit, por detajet e plota të projektit ende nuk i janë zbuluar. Stewart tha gjatë një bisede me Jay Leno, "Cate do të më interpretojë mua. Mendoj se filmi do të përqendrohet te periudha deri në gjyqin tim dhe gjatë tij. Ajo është zgjedhja e përsosur për këtë rol." Po, e kuptojmë pse, Cate Blanchett për çdo rol është PERFEKTE!

Filmi pritet të trajtojë një periudhë goxha të rëndësishme të jetës së saj, përfshirë skandalin e tregtimit të brendshëm të aksioneve, për të cilin në vitin 2004 u dënua me pesë muaj burgim. Dramë? Po, dramë do të ketë, dhe me Cate-n në rol, e dimë që do të jetë epike!

Por, Martha nuk ka folur vetëm për filmin. Ajo na ka treguar edhe për një miqësi që na lë gjithmonë me gojë hapur: atë me reperin e famshëm, Snoop Dogg. Mesa duket, kjo dyshe vazhdon të jetë një burim pafund lajmesh argëtuese.

Stewart ka treguar me humor se Snoop ndonjëherë e telefonon me video në mes të natës, thjesht për t'u dëshmuar të tjerëve se janë vërtet miq. Ajo e quan gjithë këtë "çmenduri". Imagjinoni, në mes të natës të bie telefoni, dhe është Snoop Dogg që të kërkon të bësh FaceTime për të provuar që jeni shokë... Seriozisht?!

Pavarësisht kësaj "çmendurie" të FaceTime-it, Stewart ka zbuluar gjithashtu se i pëlqen ta njohë Snoopin me artin, historinë dhe gastronominë. Ajo e ka shoqëruar në disa muze dhe madje në Vatikan, vende ku reperi s'kishte shkelur kurrë më parë. Sipas saj, pikërisht këto gjëra i pëlqen t'ia mësojë dhe t'ia prezantojë sa më shumë.

Kush mendonte se Martha Stewart nuk ishte ikonë, ja ku e ka! Nga burgu te muzeu me Snoop Dogg-un, jeta e saj është një film i hapur, dhe tani edhe një film i vërtetë, çfarë pritshmërish keni ju?

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.

Shikojeni këtë lajm në video