MAD ShqipëriaMAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Argëtim

Britney Spears u bën 'diss' ish-të dashurve: Keni ballë të madh!

Britney Spears nuk i kursen fare 'thumbat' për ish-të dashurit e saj! Në një video në Instagram të shtunën, këngëtarja theu heshtjen duke thënë se çdo burrë me të cilin ka qenë, i ka sugjeruar t'i ndryshojë pamjen me kirurgji plastike.

E ulur në një avion, Britney shkruante në diçiturë: Kam një ballë vërtet të madh!! Dhe menjëherë pas kësaj, akuzoi ish-partnerët se i kishin sugjeruar ndërhyrje kirurgjikale dhe implante flokësh, vetëm që balli i saj të dukej më i vogël. Seriozisht, këta burrat?! Pse kaq pa takt?! Ndoshta prandaj Britney e mbylli postimin me një thënie filozofike: PS, po flasim kot, të gjithë vdesim në fund gjithsesi!!!

Edhe pse nuk përmendi emra, dihet që Britney ka pasur lidhje me personazhe të njohur si Justin Timberlake, Jason Trawick dhe tre ish-bashkëshortët e saj: Jason Alexander, Kevin Federline dhe Sam Asghari. Imagjinoni të kesh dalë me një ikonë si ajo, dhe ti merresh me ballin e saj?! Unbelievable!

Por kjo nuk ishte e vetmja gjë që Britney ndau nga udhëtimet e saj. Në një tjetër video, ajo tregoi se po shkonte në Mbretërinë e Bashkuar për të punuar në një linjë të re bizhuterish. Dhe bëri të ditur se po mendonte ta ndryshonte emrin e koleksionit nga 'B Tiny', pasi nuk donte të ofendonte njerëzit me referenca që lidheshin me peshën. Wow, ka menduar për gjithçka! Madje, koleksioni do të përfshijë edhe një shpatë japoneze, si simbol i drejtësisë dhe forcës për gratë që janë ndjerë të frikësuara, të lënduara apo të nënvlerësuara. Një mesazh epic, po themi ne.

Më herët gjatë këtij muaji, ajo kishte shprehur dëshirën për të gjetur një familje të re, ndërsa kritikoi motrën e saj Jamie Lynn Spears dhe ish-bashkëshortin Kevin Federline. Ajo më vonë kishte lëshuar edhe një falje publike për familjen, por ai postim u fshi. Sa prej jush janë përballur me ish-a që gjejnë vetëm difekte?

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.

Shikojeni këtë lajm në video