Margot Robbie rikthehet me një film të ri

Margot Robbie, aktorja australiane që e duam aq shumë, po rikthehet në ekranin e madh me një film të ri! Projekti i fundit quhet “The Week of Pain” dhe vjen nga studio “A24”, e njohur për filmat e saj që na lënë pa fjalë. Këtë herë, shkrimi dhe regjia do të jenë në duart e Kristoffer Borglit, regjisorit që na ka dhënë edhe “The Drama” dhe “Dream Scenario”.
“A24” do të kujdeset për financimin dhe prodhimin e filmit, duke bashkëpunuar me Square Peg, Dilemma Films dhe sigurisht, kompaninë e prodhimit të vetë Robbies, “LuckyChap”. Detajet e historisë së filmit ende nuk janë bërë publike, por ne mezi po presim të shohim se çfarë surprizash na pret kësaj radhe.
Robbie, e kthyer në një nga emrat më të kërkuar të Hollywood-it, ka treguar se kur bën filma, ajo mendon gjithmonë për publikun, jo për kritikët. Gjithmonë e kam parasysh publikun. Nuk kam qenë kurrë në sheshxhirim duke menduar se çka do të thonë kritikët, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar se filmat duhen bërë për ata që blejnë biletat për t'i parë.
Ndërkohë, mbetet një pikëpyetje e madhe: A do ta shohim sërish Margot Robbie në rolin e Harley Quinn? Ajo e ka interpretuar këtë personazh ikonik në filmat “Suicide Squad” (2016) dhe “Birds of Prey” (2020), por e ardhmja e Harley Quinn në universin e “DC” duket e paqartë. James Gunn, regjisori dhe drejtuesi i “DC Studios”, ka shprehur pasigurinë e tij: Nuk e di nëse ajo dëshiron ta luajë sërish këtë personazh. Ndoshta e ka mbyllur atë kapitull, ka thënë ai.
Epo, a është kjo fundi i Harley Quinn-it tonë të dashur me fytyrën e Margot Robbie? Apo thjesht një pushim për t'u rikthyer më pas me një super-bum?
