MAD ShqipëriaMAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Të famshëm

Eddie Murphy i bashkohet filmit të animuar të shkruar nga vajza e tij

Eddie Murphy, aktori i njohur për zërin e gomarit në filmin e animuar Shrek, do të jetë pjesë e filmit të ri fantastik të animuar M’Tali: The Everlasting Spring. Dhe jo vetëm kaq, por skenari i këtij filmi është shkruar nga vajza e tij, Bria Murphy, në bashkëpunim me Michael Xavier.

Murphy do t'i japë zë xhaxhait të lig, Vakoro, ndërsa Ama Qamata, aktorja nga Afrika e Jugut, do të interpretojë princeshën Selani, personazhin kryesor. Historia zhvillohet në një mbretëri afrikane, ku princesha Selani ëndërron aventura, por duhet të përballet me përgjegjësitë si mbretëreshë e ardhshme. Ajo do të duhet të përballet edhe me ambiciet e xhaxhait të saj dhe të zbulojë se çfarë e mban bashkuar vërtet një mbretëri.

Producentja Autumn Bailey-Ford u shpreh se filmi përcjell një mesazh të rëndësishëm për fëmijët dhe se Selani udhëhiqet nga zemra, kureshtja dhe besimi te populli i saj, jo nga pushteti. Ajo shtoi se është krenare që po ndihmon të sjellë në ekran një histori të rrënjosur në kulturën afrikane.

Duket se Murphy është super i zënë këto kohë. Ai pritet të rikthehet edhe me zërin e gomarit në Shrek 5, ndërsa personazhi i tij do të ketë dhe filmin e vet Donkey!, i cili pritet të dalë në qershor të vitit 2028 dhe do të tregojë historinë e tij para ngjarjeve të Shrek. Përveç animacioneve, aktori është përfshirë edhe në një projekt tjetër televiziv, serialin The Chairman, krijuar nga Matthew Weiner, autori i Mad Men, i cili është ende në zhvillim për platformën "Peacock".

Me kaq shumë projekte nëpër duar, duket sikur s'ka pushim për yllin e komedisë. Epo, mirë ia bën, kur ke talent, pse të ndalesh? Por, një film ku punon me vajzën, është tjetër nivel!

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.

Shikojeni këtë lajm në video