Iron Maiden, tribute epik nga yjet në Rock & Roll Hall of Fame

Nata e 14 nëntorit shënoi një ngjarje të madhe për botën e muzikës: ceremonia e ndarjes së çmimeve të Rock & Roll Hall of Fame për vitin 2026. Mes emrave më të mëdhenj që u futën në Sallën e Famës ishin edhe Iron Maiden, pionierët e heavy metalit. Por grupi legjendar nuk ishte vetë aty për të marrë çmimin, sepse është aktualisht në turne. Siç e tha edhe Jack Black, ata po rock-ojnë në anën tjetër të botës.
Megjithatë, festa nuk u ndal dhe "tributi" u kthye në një shfaqje epike! Një supergrup i paparë u mblodh për të nderuar Iron Maiden, duke performuar hitin e tyre të vitit 1983, “The Trooper”. Imagjinoni këtë line-up: St. Vincent, Kirk Hammett dhe Robert Trujillo nga Metallica, Brad Wilk i Rage Against the Machine, John 5 nga Mötley Crüe dhe, si gjithmonë, ylli i shfaqjes, Jack Black. Kush e mendoi që do t'i shihnim bashkë në një skenë?!
Jack Black, jo vetëm që performoi, por edhe mbajti fjalimin zyrtar të futjes së Iron Maiden në Sallën e Famës. Ai foli me pasion për ndikimin e tyre të përjetshëm në muzikën metal, sa shumë ka ndikuar muzika e tyre tek ai personalisht dhe për angazhimin e tyre të palëkundur për të bërë turne botërore. A ka ndonjë grup tjetër që ka 'rock-uar' kaq fort e për kaq gjatë? pyeti Black. "Përgjigjja është 'Jo!'", theksoi ai, duke shpjeguar më tej: Në fakt, ata nuk janë as sonte këtu, janë duke 'rock-uar' në anën tjetër të botës. Përfytyroni çfarë ndjenje t'i thuash kështu një salle plot me yje!
Rock Hall nderoi gjithë listën e plotë të artistëve të Iron Maiden, që kanë kaluar nëpër grupin me një karrierë 51-vjeçare: Steve Harris, Bruce Dickinson, Adrian Smith, Dave Murray, Janick Gers, Paul Di’Anno, Blaze Bayley, Dennis Stratton, Nicko McBrain dhe Clive Burr. Duket sikur çmimi i takon gjithë "fisit" të tyre!
Keqardhja e vetme? Ceremonia nuk u transmetua live. Por mos u mërzisni, mund ta shihni transmetimin e plotë në ABC dhe Disney+ më 8 dhjetor. Pra, shënojeni datën! Përveç Iron Maiden, këtë vit u futën në Sallën e Famës edhe Oasis, Phil Collins, Wu-Tang Clan, Joy Division/New Order, Sade, Billy Idol dhe Luther Vandross. Një listë e denjë për t'u shënuar, apo jo?
A ishte ky një tribute siç e meritonin legjendat, apo thjesht një justifikim për të parë Jack Black-un duke u shkërmoqur në skenë?
