MAD ShqipëriaMAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Të famshëm

Robert Pattinson si James Bond? Po, seriozisht!

Lajm bombë në botën e showbiz-it: Robert Pattinson do të jetë James Bondi i ri! Po, e lexuat mirë. Aktori, i njohur për rolet e tij të ndryshme si Batman apo vampiri Edward Cullen, do të marrë rolin ikonik të agjentit 007. Në rrjetet sociale ka qarkulluar edhe një fotografi e tij në rolin e agjentit të famshëm.

Pattinson, 40 vjeç, ka thënë se “ky rol është një ëndërr e bërë realitet”. Ai do të jetë aktori i shtatë që do të luajë Bondin në serinë zyrtare të filmave.

Skenarin e filmit të ri po e shkruan Steven Knight, mendja pas “Peaky Blinders”, ndërsa regjinë pritet ta marrë përsipër Denis Villeneuve. Data e publikimit ende nuk është bërë e ditur. Amazon MGM Studios kishte nisur procesin e përzgjedhjes së aktorit që në maj, pasi mori kontrollin mbi ekskluzivitetin e filmave të agjentit 007.

A jeni gati ta shihni Pattinsonin të fluturojë me Aston Martin dhe të pijë Martini? Ne mezi presim!

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.

Shikojeni këtë lajm në video