Arlinda dhe Nora pajtohen, por puthjet e saj bënë namin!

Nora dhe Arlinda më në fund i kanë dhënë fund përplasjeve mes tyre, duke u pajtuar pas debateve të fundit. Gjithçka nisi kur Arlinda shprehu hapur pëlqimin për Norën, por kjo e fundit e përjetoi keq situatën pas një kohe, duke e cilësuar Arlindën “përndjekëse dhe narciste”. Sigurisht, Arlinda nuk u ndal, por iu kundërpërgjigj duke e quajtur edhe ajo Norën “narciste”.
Gjatë bisedës së pajtimit, skenari u bë edhe më emocionues: Nora u përlot dhe u largua drejt banjës. Por Arlinda, me shpirtin e pajtimtarit, i shkoi pas, duke i kërkuar sërish falje. Kur Nora doli, nuk mund të mos prekeshim nga përqafimi i tyre i ngrohtë. Ama, Arlinda e puthi Norën në faqe dhe në qafë – një moment që, siç e imagjinoni, nuk kaloi pa u komentuar nga ndjekësit e programit.
Disa prej tyre bënë shaka se Arlinda po shfrytëzonte rastin për ta puthur Norën, ndërsa kjo e fundit vazhdonte të qante edhe pas pajtimit. Eh, kush tha që dramat nuk mund të përfundojnë me një puthje (apo dy)?!
