Filipinet triumfojnë në "Eurovisionin" e parë të Azisë!

Uau! Edicioni i parë i “Eurovisionit” të Azisë që u mbajt në Bangkok të Tajlandës ka gjetur fituesen e tij, dhe është pikërisht Filipinet!
Këngëtarja 19-vjeçare Carmelle ishte ajo që e siguroi fitoren për vendin e saj, e cila që në fillim konsiderohej një nga favoritet e garës. Ajo shkëlqeu me këngën “Sobra-Sobra”, një himn super i fuqishëm për gratë, që përfshinte edhe një pjesë ritmike repi vërtet tërheqëse.
Carmelle mblodhi plot 211 pikë, me 93 vota nga juria profesionale dhe 118 nga publiku. Një triumf i pastër! Në vendin e dytë u renditën përfaqësuesit e Tajlandës, MANG x DAOU, me 170 pikë, por Carmelle ishte thjesht e pandalshme. Duket se Azia ka tashmë "Eurovisionin" e saj dhe ne mezi presim të shohim çfarë yjesh të tjerë do të dalin nga ky kompeticion.
E meritonte apo jo fitoren Carmelle me këtë banger?
