MAD ShqipëriaMAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Argëtim

Jonida Maliqi: Ku janë burrat me dy 'R'-ja?! A ka mbetur gjë nga xhentilmenët e vjetër?

Këngëtarja dhe moderatorja Jonida Maliqi, e ftuar në emisionin "The Garden Club", nuk i ka kursyer aspak mendimet e saj për ndryshimet që kanë pësuar meshkujt dhe lidhjet romantike. E shoqëruar nga Sindi Tona dhe Manjola Nallbani, ajo vuri theksin te figura e burrit të vërtetë, ai që sipas saj, duket se po bëhet specie në zhdukje. Jonida ka një merak të madh: ku ka mbetur burri me dy 'R'-ja?

Për Jonidën, burri me dy 'R'-ja nuk është thjesht një lojë fjalësh, por një përkufizim i saktë: përgjegjësia, mbajtja e fjalës dhe përkushtimi ndaj familjes. Ajo e lidh këtë model me baballarët e brezit të shkuar, që kishin një qasje tjetër ndaj familjes dhe detyrave. Të jesh burrë me dy 'R' është në imazhin e baballarëve tanë. Në atë burrin që fjala i rëndonte, e mbante fjalën, ishte kreu i familjes, tha këngëtarja. Ishte burri që kujdesej për fëmijët, për gruan, dhe unë mendoj që sot, fatkeqësisht, burra të tillë janë shumë të rrallë. Për më tepër, mendoj që po humbet vetë filozofia e familjes. E ka thënë të drejtën, apo jo?

Maliqi shkoi edhe më tej, duke kujtuar si lidheshin dikur kur ajo ishte më e re. Djema mund të na gjurmonin për ditë, javë, muaj dhe ishin shumë të kujdesshëm të të propozonin dhe propozimi nuk ishte thjesht të bëheshe e dashura jote, nëse kishe një marrëdhënie serioze, tregoi ajo. Ndonjëherë, qëllimi ishte serioz, madje edhe të kërkonin dorën pa e njohur mirë! E, si të harrojmë atë emocionin e vërtetë, kur shihje një burrë që i dridheshin vërtetë duart ose që ishte emocional? Kushedi ç'do të thoshin këta të sotmit për këtë "gjurmim" maratonë...

Por drama nuk mbaron këtu! Një tjetër problem që shqetëson Jonidën te lidhjet e sotme është mungesa totale e ndjeshmërisë dhe vështirësia e disa meshkujve për të pranuar një refuzim. Ajo nuk e kursen aspak kritikën për këtë sjellje, duke e quajtur totalisht të papranueshme frikën ose paaftësinë për të përballuar një "jo" të thjeshtë. Gjithçka ka humbur. S'ka më ndjeshmëri dhe unë mendoj se ka shumë frikë, sepse sot nuk e vura rastësisht theksin te pjesa e mosdëshirës për të pranuar refuzimin, u shpreh Maliqi. Një burrë që nuk pranon refuzimin? E tmerrshme! Një burrë që ka frikë nga refuzimi, të thuhet jo... A mos vallë gjenerata e re e meshkujve ka nevojë për një kurs intensiv Si të pranosh një 'jo' me dinjitet?

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.

Shikojeni këtë lajm në video