MAD ShqipëriaMAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Të famshëm

Evisa Pacolli prezanton kostumin kombëtar në “Miss Universe”: Krahë blu që fluturojnë apo... bien?

via Instagram @evisapacolli

Gjithmonë e kemi ditur që konkursi “Miss Universe” nuk është vetëm për bukurinë, por edhe për drama, stil dhe... kostume kombëtare që ose të lënë gojëhapur, Këtë herë, sytë ishin drejtuar te bukuroshja që po përfaqëson Kosovën, Evisa Pacolli, e cila prezantoi veshjen e saj në Porto Riko. Dhe, jo, nuk ishte thjesht një fustan i bukur.

Evisa na befasoi me një krijim të veçantë, që padyshim të bënte të ktheje kokën. Kostumi, i frymëzuar nga ngjyrat e flamurit të Kosovës, kishte një element që i kaloi të gjitha pritshmëritë: krahë të mëdhenj, me të vërtetë gjigantë, në ngjyrë të kaltër. Tani, le të jemi të sinqertë, këta krahë dukeshin si gati për të ngritur Evisën drejt qiellit, apo ndoshta për të kapur ndonjë flutur gjigante!

Por, mos mendoni se ishte vetëm për shfaqje. Ajo që e bën këtë kostum edhe më domethënës është simbolika e tij. Këta krahë të kaltër, jo vetëm që ishin 'statement', por përfaqësojnë lirinë, sakrificën dhe forcën e popullit. Një mesazh kaq i fortë, i mbështjellë në kaq shumë... blu! A ishte ky një "next level" i kostumeve kombëtare që ngre shpirtin, apo thjesht një përpjekje që u ekzagjerua pak nga pesha e krahëve? Zgjedhja është e juaja, por ne s'mund të mos pyesim: a do i ndihmojnë këta krahë Evisën të fluturojë drejt kurorës?

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.

Shikojeni këtë lajm në video