“Big Brother VIP Albania 6” po vjen, ja çfarë dimë deri tani!

Ej, kush është gati për dramë dhe argëtim pa fund?! Sepse “Big Brother VIP 6” është zyrtarisht rrugës dhe po vjen "së shpejti" në Top Channel! Spektakli më i madh, që ka thyer rekorde shikueshmërie, premton të na mbajë sërish të mbërthyer para ekranit, nga Shqipëria e deri te shqiptarët në çdo cep të botës.
Në videon e publikuar nga profili zyrtar i BBV Albania dëgjohet thirrja: “It’s time!”.
Ndërkohë, rrjeti po zien me emra të mundshëm VIP-ash që mund të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Do të na duhet të presim pak më gjatë për të parë se cilët do të jenë banorët që do t'i shikojmë 24 orë nga kamerat e Big Brother.
Si gjithmonë, për të mos humbur asnjë moment, “Big Brother VIP 6” do të transmetohet përmes dy kanaleve të dedikuara në DigitAlb. Jemi gati për serinë e re të telenovelës shqiptare, po ju?
