MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Të famshëm

Premijerë me zjarr: “Black Doves 2” po vjen me më shumë presion dhe sekrete!

Londra u ndez nga fishekzjarret për premierën e sezonit të dytë të serialit “Black Doves”! Dhe jo më pak, dy prej yjeve kryesorë, Keira Knightley dhe Ben Whishaw, rikthehen në rolet e tyre si Helen dhe Sam, dy spiunë për organizatën e fshehtë të mercenarëve, "Black Doves".

Keira, ylli britanik me karrierë edhe në Hollywood, e ka pranuar vetë që presioni është rritur për këtë sezon. Pse? Sepse sezoni i parë qe një sukses i madh! Ajo tha se të gjithë shpresonin që sezoni i parë të ishte i suksesshëm, por se ishte një projekt i veçantë dhe i pazakontë, arsyeja pse të gjithë donin të bëheshin pjesë e tij. Ajo theksoi se seriali ndërthurte me mjeshtëri elemente absurde dhe humoristike me seriozitetin, gjë që s'është aspak e lehtë. Dhe ja, funksionoi perfekt! Sa bukur kur puna e mirë shpërblehet me pëlqimin e publikut.

Në sezonin e dytë, Helena vazhdon punën e saj për organizatën sekrete që shet informacione, ndërkohë që rrit dy fëmijë me Wallace Webb. Por si për t'i bërë gjërat më interesante, bashkëshorti i saj po përgatitet për postin e Kryeministrit të Britanisë së Madhe, duke e afruar Helenën më shumë se kurrë me qendrën e pushtetit. Megjithatë, problemet nuk mbarojnë kur Reed zhduket. Ajo i drejtohet mikut të saj më të ngushtë, vrasësit elitar Sam, por ai... ah, ai është në një periudhë të vështirë të jetës. Mos vallë po i zënë vendet, Helena shefe dhe Sam në hall?

Campbell tha gjatë premierës se ishte adhuruese e madhe e serialit dhe se, kur mori ftesën për t’u bërë pjesë e projektit, u përgjigj me një "Patjetër që po!". Ajo e cilësoi aktrimin të shkëlqyer dhe skenarin fantastik e shumë inteligjent.

Sam Riley tha se ai dhe Ben Whishaw nuk njiheshim më parë, por e ka konsideruar gjithmonë një nga aktorët më të mirë të kohës sonë dhe e gjeneratës së tij. Sipas tij, bashkëpunimi ishte po aq i këndshëm sa mund të imagjinohej, dhe aktorët shpesh thonë gjëra të tilla për njëri-tjetrin, por këtë herë "është e vërtetë".

Seriali “Black Doves” shfaqet në Netflix që nga 5 nëntori. Keni bërë plan për binge-watching, apo jeni duke pritur për më shumë drama?

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.