Adrian Gaxha thyen "rregullin" e privatësisë, ja si u shfaq me bashkëshorten!

Adrian Gaxha, këngëtari i njohur që prej kohësh ka preferuar t'i mbajë larg vëmendjes publike detajet e jetës së tij familjare, duket se po e zbut pak privatësinë. Së fundmi, ai ka ndarë me ndjekësit një kolazh fotosh nga një dasmë, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte një foto me bashkëshorten e tij, Sidorela Dauti.
Në foto, çifti shfaqet krah njëri-tjetrit, të dy të buzëqeshur, duke dhënë një pamje të rrallë të harmonisë së tyre. Dhe pikërisht kjo foto tërhoqi vëmendjen, sepse Adriani nuk është ai lloj artisti që poston shpesh momente të tilla me partneren e tij. Ne mendojmë se ishte koha!
Por kjo nuk është hera e parë që ndan pjesë nga jeta private. Këngëtari, i cili përfaqësoi Maqedoninë në Eurovision në vitin 2008, pak kohë më parë postoi edhe disa momente me djalin e tij, duke na dhënë një shikim më personal në jetën e tij përtej skenës dhe muzikës.
Martesa e Adrian Gaxhës me Sidorela Dautin u bë publike në shkurt të këtij viti, ndërsa në maj çifti u bënë prindër për herë të parë, me lindjen e djalit të tyre. Duket se kjo periudhë e re në jetën e këngëtarit, si bashkëshort e baba, po vjen e shoqëruar me më shumë momente familjare të ndara me publikun. Megjithatë, Adriani vazhdon të jetë selektiv, duke zgjedhur me kujdes çfarë ndan. Ne po presim me padurim shfletimin e albumit familjar, jo vetëm atë të dasmës!
