Elvana Gjata dhe Elson Bajrakurtaj, ja ku e kemi foton e parë bashkë!

Elvana Gjata, këngëtarja, është shfaqur për herë të parë në një fotografi krah biznesmenit Elson Bajrakurtaj, me të cilin është përfolur prej kohësh për një lidhje dashurie. Kjo foto, ku të dy duken në O2 Arena të Londrës, u publikua nga vetë biznesmeni në InstaStory-n e tij.
Emri i biznesmenit, i cili vepron në sektorin e ndërtimit, është lidhur me Elvanën që nga viti 2024. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e filmit “2 Gisht Mjaltë 2”, ku këngëtarja luante përkrah aktorit Ermal Mamaqi.
Publikimi i kësaj fotografie ka rikthyer fuqishëm vëmendjen te raporti i tyre i shumëpërfolur. Por, mos ngutuni, sepse deri më tani, as Elvana Gjata dhe as Elson Bajrakurtaj nuk e kanë konfirmuar publikisht nëse mes tyre ekziston një marrëdhënie romantike. Kështu që, spekulimet vazhdojnë. Po ti, çfarë thua, janë apo jo?
