MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Të famshëm

Kylie Jenner, pesë milionë dollarë për pesë minuta në pistën e Victoria’s Secret? U ndez debati!

Që të fitosh pesë milionë dollarë për vetëm disa minuta në pistë, duhet të jesh Kylie Jenner! Kjo shifër marramendëse, sipas burimeve, thuhet se është honorari që mori sipërmarrësja dhe personazhi televiziv amerikan, Kylie Jenner, për ecjen e saj të parë në sfilatën e Victoria’s Secret.

Kjo sasi parash e ka kaluar gjerësisht honorarin e yjeve të modelingut si Gigi dhe Bella Hadid, apo edhe të ikonës Gisele Bündchen, të cilat në sfilatën e 18 tetorit në Los Angeles u shfaqën në format video.

Kylie u bë engjëlli i parë jo-anëtar i Victoria’s Secret që veshi sytjenën “Fantasy”, të krijuara në bashkëpunim me shtëpinë e bizhuterive Jacob & Co. Sytjena është zbukuruar me 4,410 diamante natyrale, duke përfshirë një diamant të verdhë 75.54 karatësh. Për t'u bërë realitet, u deshën më shumë se 1,000 orë punë nga 15 persona, dhe vlera e saj shkon deri në 50 milionë dollarë. Më parë, këtë sytjenë e kanë veshur emra si Gisele Bündchen, Heidi Klum, Tyra Banks, Adriana Lima dhe Alessandra Ambrosio.

Por kjo histori suksesi ka ndezur hallakatje të madhe në qarqet e modës. Kritikët dhe supermodelet janë të mërzitur që një personazh i njohur kryesisht nga reality show-t dhe rrjetet sociale, mori një rol kaq të rëndësishëm në një shfaqje që për dekada ka qenë sinonim i modeleve profesionale.

Adrianne Curry, fituesja e sezonit të parë të “America’s Next Top Model”, nuk e mbajti dot dhe e kritikoi publikisht vendimin. Ajo tha se “nuk kam asgjë kundër Kylie Jenner, por ti nuk je modele” dhe vuri në dyshtim pse pikërisht Jenner mori një nga veshjet më ikonike të Victoria’s Secret. Sipas Curry, sytjenat Fantasy janë rezervuar tradicionalisht për modelet më të spikatura të markës. Ajo gjithashtu kritikoi Victoria’s Secret për mbështetjen e shtuar te personazhet e famshëm dhe ndikimi i tyre në rrjetet sociale vitet e fundit. Epo, mesa duket, bota e modës ka nisur të funksionojë me rregulla të reja. Cili është mendimi juaj, merita apo vetëm famë?

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.