Dua Lipa drejt skenës së Coachella 2027: A po bëhet lineup-i legjendar?

A ka më mirë se ky lajm për të nisur ditën? Këngëtarja jonë shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është në fazën përfundimtare të marrëveshjes për t'u ngjitur në skenën e festivalit legjendar Coachella në vitin 2027! Po, e dëgjuat mirë, viti 2027 na duket si "shumë larg", por me Duën atje, presim që koha të fluturojë.
Por Dua s'është e vetme! Pranë finalizimit të marrëveshjeve me organizatorët janë edhe yje si SZA. Edhe Tame Impala është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes me organizatorët.
Megjithatë, jo të gjithë kanë thënë "po". Organizatorët kanë tentuar të sigurojnë edhe pjesëmarrjen e grupeve BTS dhe Rage Against the Machine, por të dyja i kanë refuzuar ftesat. Mëkat, do të kishte qenë një përzierje epike zhanresh, por le të shpresojmë që lista e plotë e artistëve, që pritet të bëhet publike së shpejti, do të na surprizojë akoma më shumë.
Coachella 2027 do të mbahet në Indio të Kalifornisë, gjatë dy fundjavave, më 9–11 dhe 16–18 prill. Edicioni i këtij viti, me emra të mëdhenj si Justin Bieber, Sabrina Carpenter, Karol G dhe KATSEYE, e konfirmoi sërish Coachella-n si një nga festivalet më prestigjioze të muzikës në botë.
Pjesëmarrja e pritshme e Dua Lipës në këtë festival është një tjetër arritje super e rëndësishme për artisten tonë shqiptare në skenën ndërkombëtare. A thua do na mbajë zemra deri në 2027 për këtë event apo do fillojmë të bëjmë gati valixhet që tani?
