MAD ShqipëriaMAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Argëtim

DRIN GIN dhe AOOS VODKA nga Përmeti në Londër: Kur Shqipëria “pihet” kudo!

Pexels

Nga një distileri në zemër të Përmetit, dy emra shqiptarë si DRIN GIN dhe AOOS VODKA kanë bërë rrugën deri në një prej ngjarjeve më të rëndësishme të turizmit ndërkombëtar, World Travel Market London (WTM). Ky udhëtim nuk ishte vetëm për pije, por për të sjellë një histori shqiptare ku bashkohen origjina, tradita, teknologjia moderne dhe ambicia për cilësi premium, duke krijuar dy produkte me identitet të veçantë.

Në një kohë kur Shqipëria po tërheq vëmendje ndërkombëtare si destinacion turistik, kjo histori po prezantohet përtej peizazheve të mrekullueshme, gastronomisë së shijshme dhe trashëgimisë kulturore. Zhvillimi i produkteve shqiptare premium, që synojnë të përfaqësojnë vendin në tregjet botërore, është një dimension i ri, super i mirëpritur. Dhe këtu futen në lojë DRIN GIN dhe AOOS VODKA, dy brande të krijuara nga Distileria Gosnisht, të cilat morën pjesë në panairin ndërkombëtar të turizmit WTM. Prania e tyre atje është një hap shumë i rëndësishëm për të prezantuar produktet shqiptare në një mjedis ndërkombëtar ku turizmi, kultura, gastronomia dhe identiteti i një destinacioni gërshetohen.

Në zemër të Përmetit, mes peizazheve natyrore të Gosnishtit, lind historia e këtyre dy pijeve. Këtu, origjina shqiptare ndërthuret me teknologjinë bashkëkohore të prodhimit. Përmes proceseve moderne të distilimit, përzgjedhjes së kujdesshme të përbërësve dhe vëmendjes ndaj çdo detaji, synohet të krijohen produkte me cilësi premium dhe një karakter të dallueshëm. Një investim që pasqyron vizionin e themeluesit Habib Jashari për të zhvilluar brande shqiptare konkurruese në tregjet ndërkombëtare.

DRIN GIN: Fryma e natyrës në çdo pikë

I frymëzuar nga lumi Drin, një nga elementët më të njohur të gjeografisë shqiptare, DRIN GIN përfaqëson lidhjen mes natyrës dhe mjeshtërisë së distilimit. Me një përmbajtje alkooli 47% vol., ky gin karakterizohet nga prania e dëllinjës, e ndërthurur me lëvozhga agrumesh dhe barishte aromatike si melisa dhe rozmarina. Kombinimi i përbërësve krijon një profil aromatik të dallueshëm, ku notat botanike dhe freskia agrume ndërtojnë identitetin e produktit. DRIN është konceptuar si një interpretim bashkëkohor i gin-it premium, duke ruajtur lidhjen me natyrën shqiptare dhe duke sjellë një karakter të përshtatshëm për kulturën moderne të miksologjisë. Një ide e zgjuar, s'mund ta mohojmë!

AOOS VODKA: Një interpretim modern i identitetit shqiptar

Emri AOOS është i lidhur me emrin antik të lumit Vjosa, duke e vendosur identitetin shqiptar në qendër të konceptit të brandit. Me një përmbajtje alkooli 40% vol., AOOS VODKA prodhohet nga distilati i drithit dhe uji i pastër, duke synuar një profil të butë, të balancuar dhe një karakter mineral të veçantë. Një element i posaçëm i AOOS është edhe dizajni i shishes, ku relievi i Shqipërisë bëhet një detaj identifikues. Në këtë mënyrë, produkti komunikon origjinën e tij jo vetëm përmes emrit dhe historisë, por edhe përmes dizajnit. AOOS është konceptuar për të përfaqësuar frymën moderne të produkteve shqiptare premium, ku thjeshtësia, eleganca dhe vëmendja ndaj detajeve krijojnë një identitet të dallueshëm. Super ide kjo me dizajnin e shishes, duhet ta provojmë!

Nga Gosnishti në Londër: Një histori shqiptare në një event ndërkombëtar

Udhëtimi i DRIN dhe AOOS në Londër, si pjesë e World Travel Market, shënon një moment të rëndësishëm në rrugën e tyre të prezantimit ndërkombëtar. WTM është një platformë e rëndësishme për industrinë globale të turizmit, ku destinacionet prezantojnë jo vetëm atraksionet e tyre, por edhe kulturën, gastronomine, produktet lokale dhe eksperiencat që i bëjnë të veçanta. Në këtë kontekst, DRIN dhe AOOS sjellin një dimension tjetër të ofertës shqiptare: produkte të krijuara në Shqipëri, me një identitet të lidhur ngushtë me vendin e origjinës dhe me ambicien për t’u njohur përtej kufijve. Për ALKORA-n, kjo eksperiencë është pjesë e një vizioni më të gjerë për zhvillimin e brandeve, ndërtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe krijimin e mundësive të reja për prezantimin e produkteve shqiptare. Sepse një vend nuk përfaqësohet vetëm nga destinacionet që ofron, por edhe nga historitë, njerëzit dhe produktet që krijon. Me rrënjë në Shqipëri, të krijuara për Botën. Dhe ne jemi plotësisht dakord! Cila është pija e radhës që do të pushtojë botën, mendoni ju?

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.