Një deklaratë “lexo-veten” e Zojës, librat po protestojnë!

Banorja e “Big Brother VIP Kosova 5”, Zoja, ka lëshuar një batutë thumbuese brenda shtëpisë, që me siguri ka bërë të dridhen disa libra. Gjatë një bisede me banoren tjetër, Jonën, Zoja shpërtheu me një ironi të hollë, duke deklaruar: “Ti që ia jep vetes për t’lexueshëm, thashë librave marre ju vjen prej teje”. Seriozisht, kujt i thua kështu?
Edhe pse Zoja nuk e përmendi emrin e “viktimës”, nga mënyra se si u zhvillua biseda u la të kuptohej se fjalët e saj mund të ishin drejtuar ndaj Akilit, megjithëse me të kishte zhvilluar një bisede paraprake. Duket se Zoja nuk i lë gjërat pa u thënë, sidomos kur mendon se dikush “lexon” shumë veten. A ka qenë ky një goditje e planifikuar apo thjesht një moment frymëzimi? Një gjë është e sigurt: librat po protestojnë!
