Drake sërish me shqiponjën dykrenare, po bëhet fiks!

Reperi kanadez Drake ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut shqiptar! Kësaj radhe, në videoklipin e ri të këngës “Ya Hit”, një bashkëpunim me reperët Future, Travis Scott dhe Loe Shimmy, ai shfaqet me një varëse të artë me shqiponjën dykrenare. Zinxhiri i tij luksoz në qafë është zbukuruar me gurë të shndritshëm, duke bërë që simboli kombëtar të shkëlqejë (literalisht!) dhe të jetë në qendër të vëmendjes.
Dhe jo, nuk është aspak hera e parë që Drake e shfaq hapur këtë "fiksim" me shqiponjën. Reperi është parë shpeshherë me xhaketa apo bluza ku shfaqet simboli dykrenar, duke nxitur gjithmonë interes dhe reagime të forta te ndjekësit shqiptarë . Kësaj here, shqiponja është pjesë e bizhuterive të tij, . Ama, pavarësisht gjithë këtyre shfaqjeve, ende nuk e kemi kuptuar domethënien e vërtetë që ka për artistin ky simbol. A mos e do thjesht për stilin, apo ka diçka më thellë? Edhe ne jemi kuriozë, po ju?
