Drama te Knicks: Lojtarët e quajnë Taylor Swift “fanse false”, skuadra del në mbrojtje!

Në një “livestream” të NBA 2K të enjten, më 5 nëntor 2026, lojtarët e New York Knicks, Tyler Kolek dhe Miles McBride, u pyetën se kush ishte fansja më pak e vërtetë e Knicks mes personazheve të famshëm. Dhe Kolek u përgjigj: "Ndoshta Taylor Swift?"
Ai nuk ngurroi të thoshte se prezenca e saj në ndeshjet e Knicks është shumë për shfaqje, sepse ata thjesht duan të shfaqen në lojë, nuk janë domosdoshmërisht fansa. Ndoshta Taylor Swift? Kolek shtoi se nuk e kishte parë në asnjë ndeshje tjetër dhe se ajo ka shumë gjëra në dorë, kështu që nuk mund të vijë gjithë kohës... është paksa për shfaqje. Miles McBride u pajtua, duke thënë se të gjithë të tjerët janë zakonisht të fortë, duke përmendur aktorin Ben Stiller dhe komedianin Tracy Morgan si shembuj të fansave të vërtetë. Kolek bëri shaka se do të marr pak urrejtje nga Swifties.
Por, siç pritej, drama nuk mbeti me kaq. Të nesërmen, të premten më 6 nëntor 2026, zëdhënësi i Knicks doli në mbrojtje të Taylos Swift, duke i thënë medias: Taylor Swift ka qenë fanse e Knicks prej shumë vitesh, ka një histori të gjatë me Madison Square Garden, dhe ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen e saj ndaj organizatës.
Dhe po, duhet të jemi të sinqertë, Taylor Swift ka pasur vërtet lidhje të ngushta me “Madison Square Garden” dhe Knicks. Ajo ka performuar atje për dy nga turnetë e saj, “Fearless” në vitin 2009 dhe “Speak Now” në vitin 2011. Gjithashtu, ajo ka qenë e pranishme në ndeshje si ajo mes Chicago Bulls dhe Knicks në tetor 2014, dhe një tjetër kundër Orlando Magic në nëntor 2014.
\Nuk mbaron këtu! Gjatë ndeshjes së katërt të finaleve të NBA-së, Swift u pa duke shikuar ndeshjen me muzikantet Este Haim, Alana Haim dhe aktoren Mariska Hargitay, të gjitha të veshura me bluza të ngjashme blu me shkrimet “Stevie Knicks”, “Knickelback” ose “Knickole Kidman”. Dhe, në korrik të këtij viti, Taylor dhe bashkëshorti i saj, Travis Kelce, u martuan në “Madison Square Garden” në një ceremoni plot yje, të drejtuar nga aktori Adam Sandler. Çifti kishte veshur Christian Dior, ndërsa vëllai i saj, Austin Swift, ishte ddhëndri i nderit të saj dhe vëllai i Travis, Jason Kelce, ishte kumbari i tij.
Atëherë, a ishte Taylor Swift vërtet një “fanse false” apo lojtarët e Knicks thjesht duan t'i ndezin pak gjërat?
