Big Brother VIP Albania 5: Po qarkullojnë emrat e parë, kush mund të jenë banorët e rinj?

Big Brother VIP Albania 5 po vjen shumë shpejt dhe ja ku nisi menjëherë drama! Kanë filluar të qarkullojnë emrat e parë të personazheve që mund të bëhen pjesë e këtij edicioni të ri. Gjatë emisionit "Ftesë në 5" në Top Channel, u diskutua një listë me gjashtë emra të njohur që thuhet se janë banorë potencialë.
Midis tyre fliten emra si Bujar Qamili, këngëtarja Mira Konçi, Robert Berisha dhe reperi Fero. Po, e lexuat mirë, Fero! Sipas Vip Magazine, pjesëmarrja e tij është konfirmuar, por ama, për pesë të tjerët ende s'ka asnjë konfirmim zyrtar nga produksioni. Pra, mos e merrni si të mirëqenë akoma!
Lista e plotë e banorëve të Big Brother VIP Albania 5 nuk është bërë ende publike. Kështu që, duhet të presim e të shohim se kush nga këta emra do të shkelë vërtet pragun e shtëpisë. Do ia dalin VIP-at e rinj ta bëjnë këtë edicion më 'vip' se kurrë, apo do na zhgënjejnë me zgjedhjet?
