Drake trondit fansat: Dhuron 100 mijë dollarë dhe ulëset VIP në ndeshjen e Raptors!

Në ndeshjen e Toronto Raptors kundër New York Knicks, të martën në mbrëmje, vëmendja e të gjithëve ishte te Drake, jo te loja. I ulur në vendin e tij të zakonshëm, afër stolit të Raptors, artisti kanadez dha një dhuratë marramendëse për dy fansa: 100 mijë dollarë për Mackenzie-n dhe djalin e saj, Ezekiel.
Sikur kjo të mos mjaftonte, Drake u bëri edhe një dhuratë tjetër, duke u dhuruar atyre ulëset e tij VIP buzë fushës për ndeshjen e ardhshme të Raptors. Imagjinoni! Të dy, edhe nëna, edhe djali, dukeshin totalisht të tronditur nga ky gjest i papritur dhe i jashtëzakonshëm.
Sigurisht që nuk mund të mos e përqafonin dhe të falënderonin reperin. Mackenzie, me mirënjohje të thellë, tha: “Kjo është e mrekullueshme.” Dhe si nuk do të ishte?! Po ju, çfarë do të bënit me ato para?
