Dr. Rexh Sahatçiu flet për “bukurinë femërore” të Sharrit në BBVK 5

Doktori i ndërhyrjeve estetike, Rexh Sahatçiu, ka komentuar pamjen e banorëve të Big Brother VIP Kosova 5. I ftuar në emisionin “Big Cast” në Klan Kosova, Sahatçiu ka folur për ndërhyrjet estetike të mundshme te disa prej tyre, si te meshkujt ashtu edhe te femrat.
Por ajo që na bëri më shumë përshtypje ishte komenti për Sharrin. Për Sharrin doktori nuk foli për ndërhyrje estetike, por tha diçka tjetër – që Sharri ka bukuri femërore! "Janë do meshkuj që kanë bukuri femërore, një ndër ta është edhe ky", u shpreh Sahatçiu, duke shtuar kështu një diskutim tjetër përtej botës së estetikës.
Epo, nuk mund ta mohojmë që kjo deklaratë na la pak të menduar. Çfarë mendoni ju, a e ka Sharri vërtet këtë lloj bukurie?
Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.
