Coachella 2027: Lineup me SZA, Dua Lipa dhe Tame Impala!

Pas një pritjeje të gjatë, lineup-i i Coachella 2027 është njoftuar dhe do të na lërë me gojë hapur! Dje, u zbuluan emrat e atyre që do të jenë në krye të skenave kryesore: SZA, Dua Lipa dhe Tame Impala. Të themi të drejtën, ky trio tingëllon si një çmenduri e vërtetë!
Por festivali nuk do të ndalet vetëm me kaq. Emra të tjerë të mëdhenj të muzikës si Zara Larsson, Don Toliver, Becky G dhe Kehlani do të shfaqen gjithashtu në skenë, duke garantuar performanca plot energji. E si të mos mjaftojë, organizatorët kanë shtuar se edhe legjenda Madonna do të jetë e pranishme, por jo në skenë, por në tendën e kërcimit!
Festivali, që tërheq mijëra njerëz nga e gjithë bota, do të ketë disa skena të jashtme, shitës dhe argëtime të tjera. Fundjava e parë është planifikuar të mbahet nga 9-11 prill, ndërsa e dyta nga 16-18 prill. Pass-at dalin në shitje të premten, më 13 nëntor, në mesditë, dhe mund të gjeni edhe paketa me hotele. Lajm i mirë për ata që s'do të arrijnë dot të shkojnë, të dyja fundjavat do të transmetohen live në YouTube, kështu që s'ka justifikim për të humbur asgjë.
Lineup-i i Coachella ka krijuar gjithmonë shumë zhurmë në rrjetet sociale, me fansa që parashikojnë kush do të jetë në krye. Edhe pse s'ka munguar drama, si vitin e kaluar ku gati njëqind persona u arrestuan gjatë fundjavës së parë për arsye të ndryshme, përfshirë posedim droge, identifikim të rremë apo dehje nga droga ose alkooli. Vjet ishin Justin Bieber, Karol G dhe Sabrina Carpenter ata që drejtuan shfaqjet, por duket se 2027 do të sjellë një energji krejt tjetër. Me Dua Lipën tonë në krye, jemi gati për një shou të paharrueshëm, apo jo?
