Rizarta Hoxha: "Single & not dating" – A ishte Arbër Çepani “romanca” e saj?

Kur disa javë më parë filluan të qarkullonin foto me Arbër Çepanin, alarmi i thashethemeve u ndez me shpejtësi! Të gjithë nisën të mendonin se mes tyre po lëvizte diçka serioze, një romancë e re që priste të bëhej publike.
Fotot e shpërndara tregonin Rizartën dhe Abrin bashkë në disa vende. Madje, në disa prej imazheve ata shfaqeshin në momente afërsie, duke u mbajtur edhe dorën. Këto pamje u interpretuan gjerësisht si një konfirmim i heshtur i lidhjes së tyre, sepse, le të jemi të sinqertë, kush ecën dorë për dore me dikë pa qenë "diçka" mes tyre? Megjithatë, as Rizarta e as Arbri nuk bënë ndonjë deklaratë zyrtare për natyrën e marrëdhënies së tyre – dhe kjo e bënte akoma më interesante situatën.
Por misteri mori fund (për momentin)! Gjatë një bisede me ta në Instagram, dikush e pyeti drejtpërdrejt për jetën e saj dashurore: Si po shkon jeta jote në dashuri? Na thuaj më shumë vajzë. Dhe Rizarta, me një përgjigje të shkurtër, por pa asnjë dyshim, tha: Currently single & not dating.
Pra, shqip do të thotë: Aktualisht beqare dhe s'jam në lidhje me askënd. Kjo deklaratë vjen pas gjithë atyre fotove dhe komenteve që na bënë të besonim se flaka e dashurisë ishte ndezur mes tyre. Nuk dihet nëse mes tyre kishte një lidhje që ka mbaruar apo diçka tjetër. Jeta e VIP-ave ka kthesa të paparashikueshme. Çfarë mendoni ju, ishte thjesht një 'flirt' i shkurtër, apo ndjekësit i morën fotot shumë për zemër?
