MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Të famshëm

Drake sërish me shqiponjën, këtë herë në videoklipin e ri!

Reperi kanadez Drake, ky mjeshtër i hiteve dhe surprizave, na e ka rikthyer sytë te simboli ynë i dashur. Këtë herë, nuk bëhet fjalë për ndonjë bluzë apo xhaketë si më parë, por për një aksesor që merr gjithë vëmendjen në videoklipin e tij të fundit, “Ya Hit”.

Në pamjet e publikuara, Drake shfaqet me një zinxhir të artë, por ylli i vërtetë është varësja: një shqiponjë dykrenare, plot shkëlqim dhe e zbukuruar me gurë që i bien në sy kujtdo. Dhe normalisht, publiku shqiptar nuk i shpëtoi këtij detaji, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e tij.

Kënga “Ya Hit” është realizuar në bashkëpunim me emra të tjerë të mëdhenj si Future, Travis Scott dhe Loe Shimmy. Por detaji i shqiponjës ka vjedhur shfaqjen, si gjithmonë kur Drake vendos ta shfaqë simbolin tonë.

Kjo nuk është hera e parë që reperi e përdor shqiponjën dykrenare në daljet e tij publike. Ai është parë edhe me bluza e xhaketa ku spikaste ky simbol, duke ngjallur gjithmonë interes e reagime të forta nga ndjekësit shqiptarë. Pyetja mbetet: pse Drake e ka kaq shumë qejf shqiponjën? A ka ndonjë histori personale pas saj, apo është thjesht një zgjedhje stilistike që bën "boom" sa herë shfaqet?

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.