MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Stil jetese

Peshqirët e bardhë të janë bërë të zinj? Sekreti që t’i kthesh si të rinj e ke në kuzhinë!

Pexels

Peshqirët e bardhë janë ajo detaj i vogël që i jep banjos një pamje të pastër dhe të kuruar. Por, me kalimin e kohës, e bardha e tyre zbehet, ndërsa fibrat mund të mbajnë erëra të pakëndshme, mbetje detergjenti dhe njolla. Para se të mendosh t’i zëvendësosh me të rinj, ka një truk të thjeshtë që mund ta provosh në larjen e radhës. Dhe gjasat janë që përbërësin kryesor ta kesh tashmë në dollapin e kuzhinës.

Soda e bukës është një nga ndihmëset DIY më të njohura për shtëpinë dhe mund të përdoret si një shtesë në larjen e peshqirëve të bardhë. Shto rreth gjysmë filxhani sodë buke në kazanin e lavatriçes bashkë me detergjentin. Më pas, zgjidh një program të përshtatshëm për pëlhurën, gjithmonë sipas etiketës së kujdesit.

Soda e bukës ndihmon në neutralizimin e erërave të këqija dhe në largimin e mbetjeve që i bëjnë pëlhurat të duken të zbehta. Nuk është ndonjë hile magjike që do t'i transformojë të gjithë peshqirët e vjetër në krejt të rinj, por mund të jetë një shtesë e lehtë në rutinën tënde të pastrimit.

Por, rezultati nuk varet vetëm nga ajo që shton në lavatriçe. Mos e mbingarkoni kazanin, sepse peshqirët kanë nevojë për hapësirë që uji dhe detergjenti të qarkullojnë siç duhet. Po ashtu, shmangni sasinë e tepërt të detergjentit, pasi mbetjet mund të grumbullohen në fibra dhe të ndikojnë si në pamjen, ashtu edhe në ndjesinë e tyre. Kujdes, se ndonjëherë më pak është më shumë!

Pas larjes, lërini peshqirët të thahen shumë mirë para se t'i palosësh dhe t'i ruash. Kujdesi i duhur në çdo larje është në fund të fundit hileja më e mirë që të mbeten të bardhë, të pastër dhe të butë për më gjatë. Provoje, pastaj na thuaj si të shkoi!

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.

Shikojeni këtë lajm në video