Arlinda pa komplekse i thotë Norës: "Më pëlqen!"

Arlinda, banorja e BBVK 5, ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë, duke treguar se Nora i pëlqen. Deklarata ka tërhequr vëmendje edhe sepse Arlinda më parë ka folur publikisht për seksualitetin e saj, duke deklaruar se është lesbike. Bravo për Arlindën që s'ka komplekse!
Gjatë një bisede mes tyre, Arlinda nuk u mendua dy herë. "Mua më pëlqen kjo. Po më pëlqen. E di kjo. Çka ka lidhje, po flasim për pëlqim," u dëgjua ajo duke thënë, duke e bërë të qartë se nuk e ka problem ta shprehë këtë ndjenjë para banorëve të tjerë. Kjo lloj deklarate, kaq hapur, sigurisht që i jep pak "ngjyrë" dinamikës së shtëpisë.
Në shtëpi ka pasur edhe ngacmime ndërmjet konkurrentëve të tjerë, edhe pse ka pak kohë që ka nisur BBVK 5. Por, një deklaratë kaq e qartë është gjithmonë më interesante, apo jo? Ndërkohë, sa për lajmet e tjera nga shtëpia, Dion Mala dhe Behare Maksutaj janë larguar tashmë nga gara.
Tani, pyetja që na mundon të gjithëve është: çfarë do ndodhë me Norën pas kësaj?
