Frederik Ndoci bëhet 'regjisor', zgjedh Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin për një film imagjinar

Nëse mendonit se drama dhe surprizat kishin mbaruar, mendohuni sërish! Këngëtari i mirënjohur Frederik Ndoci, ishte në qendër të vëmendjes të premten, kur ishte i ftuar në emisionin "Live with Luizin". Ai ndau me publikun detaje nga jeta personale dhe rrugëtimi artistik, duke konfirmuar se muzika mbetet pasioni i tij i madh, megjithëse edhe aktrimi ka zënë një vend të rëndësishëm në karrierën e tij.
Por ajo që e bëri bisedën në studio super interesante ishte një moment humori dhe improvizimi. Luiz Ejlli e futi Ndocin në disa situata aktoreske të krijuara aty për aty, duke nxjerrë në pah aftësitë e tij si aktor – siç duket, Frederikun nuk e zë dot në befasi asnjë rol!
Në një pikë, Luizi i dha Ndocit rolin e regjisorit dhe i kërkoi të zgjidhte aktorin kryesor për një personazh të dashur nga publiku. Pa asnjë hezitim, Ndoci tha emrin e Luiz Ejllit. Dhe pasi Luizi e pyeti për partneren e tij në film, zgjedhja e Ndocit ishte Olta Gixhari, me të cilën Ejlli ka luajtur më parë.
Biseda në studio nuk ishte pa momente humori, dhe Ndoci u përgjigj duke qeshur gjatë lojës improvizuese.
