MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Të famshëm

Met Gala 2027 kthehet nga drama te xhinset e përditshme: A po bëhemi seriozë?

Pexels

Pas një vale të madhe polemikash për shkak të idesë që ekspozita e vitit 2027 t’i kushtohej disenjatorit John Galliano, Muzeu Metropolitan i Artit në New York ka reaguar duke prezantuar një temë krejt të re për ngjarjen më të madhe të modës, Met Gala. Përgatituni, se tema e re do të jetë rreth veshjeve të përditshme dhe bukurisë së tyre të veçantë! Kjo thuhet sipas CNN.

Ekspozita e re, e titulluar “ExtraOrdinary: Fashion and the Poetics of the Everyday” (E jashtëzakonshme: Moda dhe poezia e përditshmërisë), do të hapet në maj të vitit të ardhshëm. Ajo do të shfaqë rreth 230 veshje, duke përfshirë ato që i kemi çdo ditë në dollap: xhinse, bluza të thjeshta, xhaketa. Madje, do të ketë dhe krijime të realizuara nga materiale kaq “të zakonshme” si letra dhe plastika. Kuptojeni, po! Letra dhe plastika!

Organizatorët duan të na tregojnë se edhe veshjet më të thjeshta mund të kenë vlera artistike dhe të shndërrohen në krijime super të veçanta. Ndër “yll” e ekspozitës do të jenë një xhaketë lëkure nga stilisti japonez Junya Watanabe, fustane luksoze që janë frymëzuar nga xhupat e fryrë (seriozisht?) dhe krijime që imitojnë pamjen e xhinseve. Imagjinoni, fustane që duken si xhinse, hajdee!

Andrew Bolton, kuratori kryesor i Institutit të Kostumeve, ka thënë: “E zakonshmja nuk është kurrë aq e thjeshtë sa duket.” Ai pranoi se anulimi i ekspozitës për Galliano-n e kishte vënë përballë një sfide të madhe, pasi nuk kishte përgatitur asnjë alternativë. Megjithatë, ai shtoi: “Për mua ishte e rëndësishme të krijonim një ekspozitë që të ishte po aq sfiduese, provokuese dhe e bukur sa do të kishte qenë ekspozita për John Gallianon.” Mirë, mirë Bolton, të besojmë, por nga Galliano te bluzat e thjeshta ka një "hendek" si Grand Canyon!

Sipas gazetës The New York Times, shefja e gjigandit "CondeNast", Anna Wintour, nuk ishte aspak e përfshirë në përzgjedhjen e temës së re.

Ndërkohë, kodi i veshjes për tapetin e kuq të Met Galas 2027 ende nuk është bërë i ditur. Por, Bolton shpreson që vizitorët e ekspozitës të vijnë me xhinset dhe bluzat e tyre të preferuara. Imagjinoni yjet e Hollywood-it me xhinse të grisura dhe T-shirt të thjeshta në tapetin e kuq? Kjo do ishte gjëja më epike që do të ndodhte!

Gazetarja Lean Dolan nga CNN ka një pikëpamje interesante: një kod veshjeje i bazuar te stili i përditshëm mund të sjellë një ndryshim të madh nga paraqitjet luksoze dhe ekstravagante që kanë dominuar tapetin e kuq vitet e fundit. E ka thelluar ajo!

Në Met Gala e fundit, modelja Bhavitha Mandava tërhoqi vëmendjen pikërisht me një kombinim të thjeshtë: xhinse nga “Chanel” dhe një bluzë transparente. Shumë e konsideruan veshjen e saj tepër të zakonshme atëherë, por duket se ajo thjesht ishte një hap përpara trendit të vitit të ardhshëm. Bhavitha vizionare? Na thoni ju, a jeni gati për Met Gala me xhinse?

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.