Ben Blushi kthehet në Koha Jonë: Aty ku u shkrua historia e medias!

Ben Blushi, shkrimtari i njohur dhe një nga më të lexuarit e këtyre dekadave, ishte të mërkurën, më 4 nëntor, në redaksinë e gazetës ku dikur la gjurmë. Ky nuk ishte thjesht një vizitë, por një rikthim aty ku, 30 vjet më parë, ai ishte kryeredaktor dhe e ktheu gazetën në më të madhen në historinë e medias shqiptare.
E mbani mend kur një gazetë shiste 100 mijë kopje në ditë? Pikërisht kjo ndodhte në kohën kur Ben Blushi e drejtonte gazetën. Imagjinoni pak fuqinë mediatike të asaj kohe,
Vetë Blushi e ndau këtë moment nostalgjik në Facebook. Ai shkroi: ME NIKOLL LESIN, një personazh nga Histori të çmendura të Tiranës në vitin 1997. Ai theksoi se Nikoll Lesin e ka mik prej 35 vitesh dhe e quan si personin e parë që ndërtoi një gazetë të pavarur në Shqipëri. Blushi ka përshkruar historinë e kësaj gazete edhe në librin e tij Histori të çmendura të Tiranës.
Mesazhi i Blushi-t mbyllesh me një pyetje retorike që na bën të reflektojmë: Lexoni si bëri kjo gazetë atë që nuk e bëjnë dot sot dhjetë televizione, njëzet portale e shtatë podkaste. A ka ende ndonjë media që mund të arrijë atë ndikim sot?
