Genc Prelvukaj merr titullin Doktor Shkencash! Eni Koçi në krah të tij në Zagreb

Genc Prelvukaj, reperi i njohur shqiptar, ka sjellë një lajm që na la pak gojëhapur: tashmë është Doktor i Shkencave!
Artisti e ka mbrojtur me sukses temën e doktoraturës në Universitetin e Zagrebit, duke marrë titullin në fushën e Historisë. Vetë Genci ndau super lajmin në llogarinë e tij në Facebook, duke postuar disa fotografi që flasin vetë. Më 5 nëntor 2026 ai mbrojti temën e doktoraturës “Komponenta Shqiptare në etnohistorinë malazeze në kohët paramoderne XIII-XVIII”, para një komisioni të përbërë nga Vlatka Vukelić, Tomislav Galović dhe Željko Holevac, nën mentorimin e Akademik Stjepan Ćosić. Ai shkroi: “Me këtë rast kam marrë titullin Doktor i Shkencave në fushën e Historisë.”
Si mund të mungonte në këtë moment të rëndësishëm, bashkëshortja e tij, këngëtarja e njohur Eni Koçi, e cila e shoqëroi Gencin në këtë arritje madhështore. Tani, përveç skenës muzikore, Prelvukaj ka lënë gjurmë edhe në akademi. Kush tha që nuk mund të kesh të dyja?
